KUR LINDIN DASHURITË

 —————————————–

Dashuritë

s’lindin nga përqafimet,

as nga puthjet s’lindin, jo.

Ato lindin

pa kuptuar,

pa ditur,

pa shpjeguar si.

Ato lindin,

në zemër,

a ndoshta në sy…

Dashuritë lindin

kur rrahja e zemrës,

te njëjtën rrahje ndjen tek ty…

Ato lindin

kur fjala edhe me heshtje,

I flet fjalës,

e germat, ia këndon

edhe nën zë…

është e thjeshtë:

bota bëhet e trëndafiltë

kur lindin ato,

dashuritë…

 /www.qendrapress.com/