Fryma poetike e së hënës me poeten;- Mimoza HALILI

SIRENA E VALBONËS

————————————————–

Në bjeshkët e larta ku zbret hëna përmbi mal

Gurgullon ujëvara në Valbonë me ujë gline mineral.

Si sirenë e bukur përngjan,moj cigane buzëqershie

Vellobardha me perla në shtat të paska hije.

Eja,dil në breg përmes lëndinës se erdhi pranvera

Lule vjollcë,bliri,zymbyla si humus të përziera.

Kërce mbi degë borziloku gjethe arre si balerinë

Zgjate dorën drejt ylberit e preke mrekullinë.

Mes valëve të kaltra si vilonçelë kush të pruri?

Mbi Theth në luginë purpuron si zambak guri.

Oh, dhe natyra gjeti shkak të përsosurën rast

Në trupin tënd çokollatë dielli çapkën vuri bast.

Eh,moj cigane,ç’zë të bukur si soprane melodion

Mahniten djemtë kur shfaqesh si sirenë në Valbonë.

Shih,si të sjellin trëndafila të kuq dhe unazë

Me ty si shtojzovalle një nga një kërcejnë dancë .

O moj e bukura e dheut ,shkëlqen e ndrin si ar

Mos ik përsëri të përqafosh valët si xixa në zjarr.

Nëse je dilemë e fshehtë me lojna vajzërie

Si yll të afrohem në sonatë me tinguj dashurie.

Pse mendohesh,a s’më thua,sykaltra sirenë?

Si Kleopatra pa fjalë,herë si e bukura Helenë!

Nga Valbona noton te syri i kaltër në Butrint

Hesht buzë Jonit e në Adriatik më thua,-

-Të kam shpirt!

/www.qendrapress.com/