Fryma poetike me poeten;- Zamira KORANÇE

PËRHAPËT FLAKËN TIME (Fëmijëve të mi)

———————————-

Ajo që dikur kishte qenë figurë e ndertë!

Tani e shfytyruar prej ankthit,frutë

prej frikës që i gjarpëronte nëpër vena,

e shfytyruar prej të vetit ngulmim

e zënë frymë me dëshpërim dhe mashtrim.

“Tani e neveritshme dhe groteske,

thyer në ndjenjë,

e shtyrë nga një kureshtje kohe të pistë,

lufton me të papriturën

që fryti t’mos jetë i fëlliqtë!”

Por!…Prapë shumë e urtë në mendje

me duar në shtrëngim të frytit të saj

për t’i mbrojtur nga egërsira kohë,

nga murrlani që fryn helm,

nga xixat që tërjekin syrin ,

por që djegin trurin…

E urtë dhe e qetë!..

Në ngritje të fenerit lartë

në ndriçim të veprës dhe fjalës

udhërrëfyese e ndritshme e erës dhe flakës.

Mos më lini duarzbrazur,

të djegur në trarët e kulmit,

dhe e mbetur nën mëshirë të xixave,

dhe në pritje të ditës së fundit…

Jam era juaj!…

Që fry stuhishëm e më stuhishëm,

dhe shpërndajë zjarrin tim!…

Ju!…Fryti im,gjaku i zemrës time…!

Morët dritën e flakën e fenerit tim,

morët timen n`drohtësi

morët erën dhe timen s`tuhi.

E dëgjuat britmën time të mbyllur!…

E dëgjuat zërin tim të shpirtit!…

Ngritët lartë një gjuhë flake,

dhe me rrymat e erës këtë flakë e ushqyet

madje ndezët dhe pishtarë të tjerë

gjersa unë këndojë hyminin,

e triumfit,për ju fëmijët e mi!

Nga Zamira Korançe..!

(www,QendraPress.com/

————————————–