Në komunën e Prizrenit “Punëtori i Vitit 2022” – Fejsal Hoti
Pas një pune të suksesshme ekipore në Komunën e Prizrenit, sot, Kryetari Shaqir Totaj vizitoi kolegët në Administratën Komunale për ta përmbyllur vitin dhe për t’i uruar për 2023-tën.
Gjatë kësaj ceremonie u zgjodh edhe “Punëtori i Vitit 2022” – Fejsal Hoti nga Drejtoria e Shërbimeve Publike i cili u votua nga kolegët e Komunës së Prizrenit.
“Njëkohësisht, po lëmë takim, nesër prej orës 21:00 në Sheshin Shatërvan, për ta pritur Vitin e Ri bashkë në një atmosferë festive me Rock Grupet më të mira të Prizrenit. ” – bëri thirrje për të gjithë Kryetari Totaj./www.QendraPress.com/