Dita e Veteranit/ Totaj përkujton sakrificën e veteranëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

                          Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar sakrificën dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë .

Ai ka sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi edhe rezistenca e armatosur e UÇK-së.

“Më 30 dhjetor 1991 familja Jashari filloi përballjen me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga aty filloi edhe rezistenca e armatosur e UÇK-së. Sot, pikërisht në këtë datë, shënohet Dita e Veteranit për ta përkujtuar sakrificën dhe kontributin e luftëtarëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime dhe Lavdi!” – thuhet në postimin e Totajt..