Lumir Abdixhiku: Qeveria Kurti është pa parime, jeton nga kriza në krizë

Kryetari i LK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit nuk e ka mbajtur as një parim.Rrjedhimisht, Abdixhiku thotë se kjo qeveri është pa parime dhe jeton “nga kriza në krizë”.“Në fakt, kjo qeveri përfaqëson rastin më të rëndë të ndryshimeve të qëndrimeve. Ajo nuk ka mbajtur asnjë parim, rrjedhimisht qeveris pa parime. E qeverisja pa parime, përveç se është pa rezultat e kaotike, është edhe pa përgjegjësi ndaj zgjedhësve të vet. Kjo qeveri ka premtuar Bankë Zhvillimore, Fond Sovran, Banim Social – si premtime identitare elektorale. Tash e dy vjet nuk ka as edhe një hap në këtë drejtim. E vërteta është se unë jam i lumtur që s’është bërë asnjë hap drejt projekteve të tilla të gabuara e të predestinuara për dështim; por e vërtetë e njëjtë është se këto zotime kanë qenë publike dhe një qeveri mbahet përgjegjëse për atë që premton dhe realizon”, ka thënë Abdixhiku për Klan Kosova.