Fryma poetike me poeten:-Rajmonda Shyta KOLVANI

Mall.

—————————–

Ç’më vjen ky mall, si vetëtimë,

Porsi rrufe më djeg e ndez,

Shpirti më qan me regëtimë,

E dallgë e shpirtit,, rehat nuk gjen.

Përplaset dallga me tërsëllimë,

Sa në një breg, e tjetër breg,

E digjet fir’ në zjarr dëshirë,

O mall që dhemb, dërmon e shemb.

O mall, o dhimbje, dëshirë llahtar,

Rehat e mëndje, iku dhe vatë,

Nën gjunjë ulem, nën qiell altar,

E tretem lutjesh, për ardhjen tënde.

/www.QendraPresscom/