Kryeprokurori i Prizrenit: Dibran Hoxha dyshohet se qëlloi ndaj viktimave derisa ishin duke u larguar
Dibran Hoxha po dyshohet se ka shtënë në drejtim të viktimës derisa sa kanë qenë duke larguar me veturën e tyre nga parkingu i lokalit “Kobra City”.Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala. Shala ka thënë se në momentin kur tre shtetasit e Shqipërisë po largoheshin me automjet, janë qëlluar nga D.H. me armë zjarri.“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre të markës Audi, dyshohet se shtetasi D.H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre” – ka deklaruar kryeprokurori Shala.shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Kryeprokurori Admir Shala tutje ka bërë të ditur se si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasojë e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndërsa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.“Prokuroria Themelore ne Prizren se bashku me Policinë e Kosoves, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim te sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit te ligjit te Kosovës dhe ato te Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – tha për KALLXO.com, kryeprokurori Shala. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë.
Në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net, edhe prokurorja e rastit Nazan Shero tha se një shumë prej 400 euro është përmendur nga dëshmitarët si motiv i vrasjes.Por, siç tha Shero se sa janë të vërteta këto deklarata, mbetet të shihet tutje, duke qenë se rasti është duke u hetuar.“Kallëzimin penal nuk e kom marrë, jemi në zhvillim të hetimit, jemi në mbledhje të provave. Është përmendur shuma prej 400 eurove nga dëshmitarët, por se çka ka të vërteta këtu pritet të kuptohet më vonë kur të kryhen hetimet”, tha prokuroria e rastit, Nazan Shero për Gazetën Online Reporteri.net.