A do të përfundojë ndonjëherë lufta e Kosovës?

Autor: Tim Judah, Unherd


Ekziston një kalendar strikt krizash në Kosovë. Shkon kështu. Fillimisht, pas një mospajtimi të liderit të Serbisë dhe atij të Kosovës, një afat kohor vendoset nga pala e Kosovës për ta bërë këtë apo atë gjë, ose ngriten barrikada në pjesët e banuara me serbë në Kosovën veriore. Diplomatët nisen furishëm, thuhen fjalë të ashpra, dhe Ushtria Serbe vendoset në kufi, sigurohen se pamje të konvojeve ushtarake të qarkullojnë në media sociale. Nacionalistët serbë fantazojnë se do të bëjnë diçka dhe tabloidet serbe shkumojnë se si shqiptarët e Kosovës do të ndezin luftë kundër popullit të tyre.

Në këtë pikë, pjesë të mediave perëndimore zgjohen dhe gazetarët, të cilëve kurrë s’duket se u shkrep ndërmend se NATO’ja ka mijëra trupa të zotuar për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia, mendojnë se do ta pushtojë. Mëpastaj, vjen ujdia, barrikadat zhbëhen deri në herën tjetër.

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=2641634&v=2.1&guid=4bee314dac7e428280146407746be08d994f32fee5f749f0ad19adac45db06c2

Tash, jemi në rraskapitjen e ciklit të fundit. Barrikadat që qëndruan për 20 ditë u zhbënë dhe të gjithë shkuan nëpër shtëpitë e tyre – por, kësaj here, ishte gjë shumë më e ngushtë. Barrikadat në fakt ishin kamionë që bllokuan rrugën në 14 vende. Vetëm para një jave, derisa vizitoja fshatin e Rudares, një koleg vëmendjen ma vuri te një cisternë me benzinë. Njerëzit s’ishin shumë të lumtur për të, më tha. Ishte e tëra përplot e mbushur; po të kishte ndonjë incident të dhunshëm, mund të plaste.

Gjersa bisedonim, mësues, doktorë – në fakt dukej sikur krejt borgjezia e lartë (haute bourgeoisie) e veriut të Kosovës – endej poshtë e lartë, flisnin me miq dhe ngrohnin duart në nxehmëse. Disa ishin këtu se donin, të tjerët sepse emëruesit politik të tyre i kishin urdhëruar ashtu. Liderët e partisë kryesore serbe në Kosovës ishin gjithashtu këtu. Në një moment, një makinë u afrua dhe katër djem të rinj me maska dolën. Në qytetin aty afër të ndarë të Mitrovicës, ku serbët jetojnë në veri e shqiptarët në jug, veriu është i mbushur me flamuj serbë dhe i lyer me kreshta me shabllone të diçkaje të quajtur “Brigada e Veriut”. Shkruhet: “Mos u brengosni…Ne po presim!” Por, kush janë ata? Një milici serbe në pritje? Askush nuk e di me siguri.

Nën tone të heshtura, banorët me thonë se në vitin e fundit, 600 burra janë dërguar për trajnim ushtarak në Serbi. Por, s’ke se si ta dish me siguri, përveç nëse nis e bën pyetje te njerëzit të cilët në të vërtetë nuk do të t’i çmonin, se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është dezinformatë e shpërndarë nga BIA, shërbimi serb i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se e mban kamxhikun këndej pari. Në ndërkohë, banorët prisnin rend në pika të parave të gatshme. Me barrikat të cilat kishin bllokuar dy pjesët e veriut, ata shqetësoheshin se bankat do të mbesnin pa para.

Pyesni njerëzit në veriun e Mitrovicës se çfarë duan, dhe në fund të ditës, duan thjesht jetë normale – të llojit që s’e kanë patur qe një çerek shekulli. Por, sa ka të ngjarë kjo? Si të këputet nyja gordiane e Kosovës, që e ka lënë fatin e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës (dhe të Serbisë e Kosovës) të lidhur me njëri tjetrin? Lufta e Kosovës mbaroi në 1999, por ende diplomatët dhe liderët politikë s’kanë qenë në gjendje ose të gatshëm për t’u pajtuar për një kornizë përfundimtare për bashkekzistencë paqësore.

Në vazhdën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet nëntëdhjetë, Kosova, provinca jugore e Serbisë, mbeti e mbyllur brenda Serbisë — edhe pse popullsia e saj ishte me shumicë etnike shqiptare, e refuzoi sundimin serb dhe u shtyp nga Slobodan Millosheviqi, lideri i atëhershëm i Serbisë, i cili ia kishte hequr provincës edhe autonominë. Pas luftës në Kosovë të viteve 1998-99 ndërmjet guerrilasve kosovaro-shqiptarë dhe Serbisë, dhe më pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova u bë protektorat i OKB-së. Në vitin 2008, ajo shpalli pavarësinë. Kjo u pranua nga shumica, por jo të gjitha vendet perëndimore, dhe u refuzua nga Serbia, Rusia dhe Kina ndër të tjera. Shqiptarët e Kosovës argumentuan se kishin të drejtën e vetëvendosjes; Serbia argumentoi se integriteti i saj territorial e kapërceu këtë, edhe pse askush në Serbi nuk donte apo dëshiron të riintegrojë një rajon plot me shqiptarë armiqësor.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Megjithë lojën me aksione të larta të luajtura me barrikadat këto javët e fundit, nuk është gjithçka fatkeqësi dhe errësirë. Lajçak më tha: “Tensionet nuk kanë qenë kurrë më të larta në 20 vjet; Mosbesimi nuk ka qenë kurrë më i thellë.” Por Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë, dha një notë më optimiste. Ai më tha se, përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, “e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen. Nëse e shihni këtë marrëveshje, këtë punë si një hap të përkohshëm drejt kësaj… ka mundësi reale.”

Ivan Vejvoda, një analist serb dhe drejtues i programit të së ardhmes së Evropës të Institutit për Shkenca Humane në Vjenë është dakord. Pavarësisht ngecjes aktuale, “të dyja palët e kuptojnë se duhet ta bëjnë këtë, por ata ende po kërkojnë një mënyrë në të cilën ata rezultojnë të jenë pala fituese, por nuk ka asnjë fitues në këtë. Të gjithë do të humbasin diçka – ose më mirë, askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron. Por kjo është pikërisht ajo që ka të bëjë me kompromisin: të arrihet një situatë ku dikush shkon përpara.” Më pas ai vazhdoi të rendiste shembuj nga Irlanda e Veriut në Ishujt Faroe, nga vendi Bask deri në Tirolin e Jugut, ku janë siguruar të gjitha mënyrat e zgjidhjeve të zbatueshme për të drejtat e pakicave.

Vetë Kurti mendon se Serbia nuk është e interesuar për një kompromis dhe Vuçiç thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Vuçiç ende dëshiron ndarje, më tha Kurti dhe flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet në 1999 e herë në 2007 [para shpalljes së pavarësisë së Kosovës], por ju e dini… treni është larguar. Stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje.” Shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin kokëfortë dhe kjo i ka humbur atij njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur topin e ashpër me Vuçiçin ka dhënë rezultate. Vuçiç është në këmbë dhe i është dashur të pranojë për disa çështje gjatë muajve të fundit: më 15 dhjetor, Kurti aplikoi për kandidaturën në BE dhe gjithashtu më në fund ka siguruar një premtim se qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më viza Shengen nga viti 2024.

Megjithatë, mes gjithë këtyre zgjidhjeve teknike, një pjesë e problemit – në fakt, një pjesë shumë e madhe e problemit – është personale. Disa vite më parë, intervistova Hashim Thaçin, i cili kishte qenë një anëtar udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Vuçiq ishte ministër në qeverinë e Millosheviqit. Kur mbaroi intervista më pyeti: “A po e sheh Aleksandrin?” Në fillim, vizatova një boshllëk të plotë – më pas kuptova se ai po fliste për Vuçiqin. Në ditët e sotme nuk ka të tilla emra të bukura. Vuçiq dhe Kurti e përçmojnë njëri-tjetrin. Kur Vuçiq ishte ministër, Kurti ishte i burgosur politik në një burg serb; më 1 dhjetor, Vuçiq e quajti publikisht Kurtin “llum terrorist”. Mungesa e çdo raporti personal e bën shumë më të vështirë gjetjen e një marrëveshjeje.

Pasi u larguam nga Numër Një në Mitrovicën e veriut, unë dhe Jaksiç shkuam te ura mbi Ibër ndërsa po kthehesha në jug në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Mund të ecësh nëpër urë, megjithëse është e ndaluar për qarkullim që nga viti 1999. Jakshiq më tha se, si administrator i gjykatës për gjykatën e unifikuar të Mitrovicës, ai dhe kolegët e tij shqiptarë e kishin ndarë shoqërinë me lot në sy, por si miq kur ai, si të gjithë serbët në gjykatë, kishte dhënë dorëheqjen kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Tani nuk kishte më kthim, mendoi ai. Por më pas ne qeshëm nëse do t’i bëja të njëjtat pyetje edhe pas 10 vitesh. Nëse do të isha bast, do të thosha se kishte 60-40 mundësi që të jem.