Fryma poetike e së enjtes me poeten;-Korça BIBJANA
Ku fle trupi nuk fle zemra
—————————————-
Eci përmes një shtegu ëndërrimesh..
Atje ku zemra ka folenë..
Harroj trishtimin – thërras gëzimet..
E gjithë qenia ime, fle atje.
Tiktaku zemrës zhurmshëm dëgjohet..
me flladet shkon deteve përtej , ku fle trupi – nuk fle zemra ..
sa mistike është kjo jetë
Harbon mendimi hipur valëve,
nuk njeh as natë as ditë nuk njeh..
në dezhavu i prek kujtimet,
i përmalluar shtigjet ndjek
/www.QendraPress.com/