Fryma poetike me poeten;-Suela Cenolli ARMATA
Ti do te vish!
“””””””””””””””
Netët i vija në gjumë,
e mëngjeset i zgjoja po unë.
Neper ninulla ngashëruese qerpikët me notonin,
e buza me thahej mbi jakën e këmishës sate,
qe unë e vishja shpesh se e pëlqeje ti.
Një fije shprese , me mban ende varur:
Ti do te kthehesh tek unë!
Sa ditenete pa ty te pagjuma!
Plot frike e makthe te gjalla.
Pa puthje te mengjezta e pa përqafime te uritura.
Me rikthime te ëndërrta e me falje te pahezitimta.
Pale kur me rrëmbente imagjinata:
Sikur me një me te bukur po flirtoje!
Sikur luaje me një lozonjare!
Lule asaj sikur po i çoje,
kur mua nje petal s’ma fale!
Bobo c’torture një gjë e tille,
sikur për beli ate ta kesh përfshirë!
Po pres qe nga përmallimi,
ti ta shqyesh atë dere.
Dhe ti do te vish, unë e di!
Se, se si bëhesh kur miklohem nga te tjerë!
/www.QendraPress.com/