Fryma poetike e së hënës me poeten:-Albina TREBICKA
QENKA BUKUR !
———————————-
Një fjalë a një fjali?-s’më kujtohet fare
Se çfarë shkëmbyem ne të dy në fillim
Më duket se ish një buzëqeshje e fshehur
A ndoshta një vështrim i heshtur,si përgjim…
Pastaj…filluam që në të njëjtin lokal
Ta pinim kafen të heshtur çdo mëngjes
Dhe prisnim radhën se kush nga ne I pari
Me sy do përshëndeste: mirëmëngjesi…
Vështrimi i tretur tek rrudhat e thella…
Ndez zjarrin e shpirtit te” gjethet e verdha”
QËNKA BUKUR, që edhe në moshën e tretë
Ditës t’i japësh: buzëqeshje,shpresë dhe jetë…
/www.QendraPress.com/