Vdes 41 vjeçari në Prizren, dyshohet se iu përkeqësua gjendja shkaku i viagrës

                     Një person ka humbur jetën në Prizren, pasi po qëndronte i shtrirë në spital tash e katër ditë. Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.“Sot rreth orës 06:45 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.  Viktima dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve seksual-viagra.