Nuk e përkujtoi Mark Krasniqin, Anton Çettën e shumë të tjerë, Haki Abazi pyet Kurtin: Si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka kritikuar fjalët e mira të kryeministrit Kurti për pesë vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.Kurti, në përvjetorin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, ka thënë se ky i fundit “ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”.Kjo ka bërë që Abazi ta pyesë Kurtin se si i erdhi radha Oliver Ivanoviqit para veprimtarëve të çështjes kombëtare.“Po Mark Krasniqi, Anton Çetta, Zekeria Cana, Gazmend Zajmi, Afrim Loxha, Ukë Bytyqi…shumë të tjerë, ata nuk meritojnë përkujtim, ata nuk kanë vlerë sa një buqetë lulesh nga Holanda. Po pyes si i erdhi radha Oliver Ivanovic-it?” – ka shkruar Abazi në Facebook.Më tej, ai ka përmendur edhe rastin në Shtërpcë, ku ka thënë se të dyshuarin për plagosje që ishtë ushtar i FSK-së “e gjykuam si krim barbar.”“…ndërkohë që aktin e ushtarit të FSK e e gjykuam si krim barbar, ende pa ditur asnje gjë.” – përfundon Abazi.Kujtojmë se, Kurti që tani është kryeministër, sa ishte opozitar, kishte krejt mendim të kundërt për ish politikanin serb, të cilin organizata politike që e udhëheq, Vetëvendosje e bënte përgjegjës për krime të rënda.Dënimi i Ivanoviq me 9 vjet në vitin 2016, ishte vlerësuar si poshtërim për drejtësinë nga Vetëvendosje.“Oliver Ivanoviq dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë dhe pas përfundimit zyrtar të luftës në Kosovë janë angazhuar për realizimin e planit hegjemon të shtetit të Serbisë – kolonizimi dhe spastrimi i Kosovës. Oliver Ivanoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë asgjë më pak se sa konkretja e Ilija Grashaninit – vrit dhe dëbo”, thuhej ndër të tjera në reagimin e VV-së.