Osmani pas takimit me presidentin italian: U diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral
Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar në Itali presidentin e vendit, Sergio Mattarella.Osmani teksa njoftoi për këtë takim, tha se shërbeu si mundësi për të rikonfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, shkroi presidentja Osmani në Facebook.“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, tha tutje ajo. /Reporteri.net/.