AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përkrahur gazetarët që sot bojkotuan konferencën e ministrit Hekuran Murati për shkak të vonesës së tij.Gazetarët dhe kameramanët e medieve kosovare sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas Mbledhjes së Qeverisë. Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.AGK-ja, gjithashtu i kërkon Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve. Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr. Për këtë çështje pak më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, fajësoi mediat që nuk u mbajt konferencat meqë “interesi publik nuk u vendos në rend të parë”.