Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYÇI

AI VAZHDON
——————–
Një hije
jo më njeri
gjymtyrë që zgjaten
si dënim
Rruga nuk dredhon
rruga e përtyp
në dritën që s’bëhet ditë
dhe rri pezull, si urdhër
Ai ec
se nuk ka ku të ndalet
nuk lutet më
lutja lë gjurmë
Flet pa zë
me diçka
që nuk përgjigjet
tokë e qiell
dy anë të së njëjtës derë
mbyllur
Baraspesha
gënjeshtër e bukur
për ata që nuk shtyhen
ëndrra kapet, e arratisur
shpresa, merret në pyetje
duhet tė pranojë
se nuk ekziston
Ai, mbledh mbetjet
i fryn vetes
si hirit
çohet
Ndal
jo zë
rregull
s’ke të drejtë
ëndrra jote
prish rendin
Ai nuk ndalet
kalon nëpër flakë
si nëpër procedurë
digjet
nuk ndalet
Ndal
ndal
Ai vazhdon
ShB
/QendraPress/