Arrestohet i dyshuari për vjedhje në Planejë të Hasit

Është arrestuar i dyshuari për vjedhje në fshatin Planejë të Hasit.
Ai është dërguar në mbajtje.“Është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar që kishte kryer vjedhje në shtëpitë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Disa nga gjësendet e gjetura tek i dyshuari u janë kthyer pronarëve. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.