Fryma poetike e së dielës poetike me poeten:-Maria DERVISHI
Vjeshte pa gjethe
——————————
Ishte vjeshtë, takimi i parë..!
Të ulur në stol, ashtu të turpëruar ..!
Mes ngjyrës së artë, dhe qiellit zjarr,
puthjet s’kishin të mbaruar ..!
Aty te stoli dikur më parë,
sa shumë të tjerë u përqafuan.. !
Aty, qendruam ti dhe unë,
me trup e shpirt te dashuruar..!
Më the të dua, dashuri e parë,
në shiun e gjetheve rrinim mbuluar .!
Aty në atë stol sa shumë u thanë,
dashuri me mall, trupat shijuan..!
Ishte vjeshtë takimi i parë..!
Vjeshte dhe takimi une i fundit..!
Ikëm dhe lamtumirë kurrë nuk thamë..!
Pema përgjithmonë gjethet humbi..!
/www.QendraPress.com/