FFryma poetike e së dielës me 9 poete:- Hyrë H. FAZLIJA
Pak ajër dua!
—————————————-
Dua pak ajër,
damarëve të shpirtit,
t’m’ë hapen venat e plasaritura,
( për të gëlltitë hijet).
Pak ajër, dua,
të ngopem me freskinë
e vjeshtës në parakalim.
(Ç’ajër mëngjesor, si zbret dielli në sy!…)
Po ngulfatem:
Më janë lidh vegëz
poret e jetës…
( Ikë përtej klithmës!).
Ja, po sfilitem:
për një shkronjë,
për një shenjë,
për një simbol.
( kur nata është sterrë).
Dua të ngritem në këmbë!
Zvarritur nuk mbushem dot me ajër.
Jashtë dritares vjella tym të zi.
( Dogja heshtjen e Hënës).
Dua pak ajër nga sytë!
Era t’mi shprish flokët,
dhe duart t’mos ngrijnë më…
( Kam prekur frymëzimin).
Pak ajër dua, jetë!
Jo t’ma falësh.
Por, t’ma kthesh!…
/www.QendraPress.com/