Çaste poetike me poeten:-Albina TREBICKA

GRIMCA KOHE…
—————————
Dua sot ta mbyt mërzitjen time
copa-copa tutje era ta hedhë
Le ta çojë ajo ku të dojë…
vetëm jo në çastin, që vjen
Unë mbytem në sytë e çastit,
shpirti më merr ngjyrë pranvere
më ngel mendja tek një mall i fjetur
më ngec vështrimi tek një syth peme
Kur ma bën dielli me sy
dita ime rrjedh krejt ndryshe
Nata merr dritën e hënës
së plotë
e mund gjumi mërzitjen e kotë
Grimcat e kohës s’mbushin dot hapësirat e viteve
Të gjitha frikërat e moshës i kyç tek ditët në ikje…
/QendraPress/