Kadri Veseli nderohet me titullin Mik i SHBA-së
Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i është ndarë titull nderi, ”FRIEND OF THE USA” (Mik i SHBA-së).Kështu ka bërë të ditur kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili thotë se këtë përzgjedhje ndaj Veselit, e bëri pa asnjë lloj interference.”Ky titull në të ardhmen do tu ndahet shumë personaliteteve/individve… E di që shumë kush nga vendorët e Ndërkombëtarët do të ma marrin për të keq këtë veprim, por edhe shum kush do ta pranoj si veprim shumë të qëlluar njerëzor e politik. Këtë veprim e kam marrë në emrin tim, pa asnjë lloj interference. Unë shpesh herë kam deklaru që z. Veseli asnjëherë nuk është hamend (dhe për përkrahjen e dhënë, asnjëherë nuk ka kërku kundër veprim), kur i kam kërku përkrahje për aktivitetet e organizuara me karakter PRO Amerikan. DEKLAROJ Ky është e do jetë obligim i imi moral ndaj të gjithë atyre që më kanë përkrahë, më përkrahin e do të më përkrahin në të ardhmen, pavarësisht përkatësis nacionale, politike, fetare, gjinore…”, ka deklaruar ai.Rexhepi ka shtuar se ata që i respektojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë miqtë e tij, që siç thekson, do t’i respektojë dhe do t’u ndajë mirënjohje.”Ata që e respektojnë aleatin tonë tradicional e sponzorizuesin e shtetësisë së Kosovës, SHBA-në, janë miqtë e mi andaj do i respektoj edhe do u ndaj Mirënjohje e tituj… Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë SHBA!”, ka shtuar tutje ai.