Dy persona janë përleshur fizikisht në mes vete me mjete të forta me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në Studeqan të Suharekës.Tutje bëhet e ditur se personat kanë marrë tretman mjekësor.Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete me mjete të forta me ç ‘rast kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.