Fryma poetike e së dielës me poeten:-Barie ÇUPI
Brazdave të jetës
—————————————–
Andej matanë kufijve,në folenë e dreqit,
malli i syve të nënës,gardh i shqyer ikjesh,
prej këtu e matanë,mjegullnajë e miletit,
brazdave të shpirtit,aviten orët krisjesh.
Prej matanë gushë kuqët,melodi motmoti,
shtrydhin e pinë,lëng gjethesh të thata,
prej këtu e matanë,përpëliten dallgë loti,
dritaresh pranvera,shfryn pritjet e gjata.
Prej matanë e gjithandej,asgjë nuk ka formë,
nuk ka as fitimtarë,shtegtarësh të mjerë,
si këtu dhe matanë,rrëzohen ditët si kufomë,
në heshtje trazuese,jetën për të tjerrë.
/www.qendrapress.com/