Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

Xhamia “Prof. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të shtrojë iftare në oborr për studentët dhe familjet në nevojë.Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të shtrojë iftare në oborr për qytetarët.E përparësi do të kenë studentët dhe familjet në nevojë.Këtë iniciativë po e mirëpresin qytetarët.“Kjo është e mirë për shkak se ushqimi po është shumë vështirë me u siguru n’ditë t’sotit, sidomos pas ngritjeve që kemi pasë të çmimeve”, thotë një i ri për T7.“Mëse nevojë për të pasë mbulesa në ushqim, dhe në veçanti në këtë muaj të mëshirës, në këtë muaj ku solidariteti duhet të jetë në maksimum”, tha një tjetër qytetar.Sipas imamit Labinot Maliqi, janë disa arsye për përparësitë ndaj studentëve dhe familjeve në nevojë.“Iftaret tona janë të hapur për të gjithë qytetarët, por përparësi iu japim studentëve dhe familjeve me jetim dhe ato me nevojë. Studentëve, për shkak se shumica prej tyre nuk punojnë dhe varen nga buxheti familjar, dhe shumë pak prej tyre kanë bursa”, tregoi imami.E interesimi për të kontribuar në shtrimin e iftarit është në rritje.“Ka pasur të interesuar. Nuk është numri i madh i tyre por ka të interesuar edhe nga Kosova, disa edhe nga mërgata jonë e dashur. Por, ne presim që të ketë edhe më shumë të interesuar në mënyrë që të mbulohen të gjitha iftaret gjatë tërë muajit të bekuar të Ramazanit”.Imamë e xhamisë në fjalë, organizojnë iftare që nga viti 2017.