Fryma poetike e së dielës me poeten;-Brixhilda DEDE

KALTËRSI

—————————-

Kur drita arriti atmosferës,

rrezet e gjata të kuqe, të verdhë, jeshile,

Qëndronin rimetuar hapësirës,

shfaqur imazhin tënd.

Vullkane shpërthyen, si sy i plasur i njerëzisë.

Vjellë zjarre të frikshme,

shuar zëra bulkthi, shprese.

Derte, oqeane lotësh krijuan.

Alga të vogla sollën jetë, çliruar oksigjen.

Ndërsa uji shfaqej në sy jeshil, klorofili,

Ti xhelozoje si fëmijë, a e mban mend?!

I doja rrezet e shkurtra të dritës, reflektuar në kaltërsi.

Shpërndarrë, goditur mjegullnajash, shndërruar në tjetërsi.

Ti erdhe si uji i pangjyrë.

Në të kaltrër të qiellit tim pasqyruar.

Vozitur blusë së thellë të shpirtit, lumturuar.

Në universin tonë magnetizohemi,

si planetët e afërt rreth diellit.

Marrë e dhënë dritë,

përjetësisht prej njëri= tjetrit.

/www.qendrapress.com