Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Barie ÇUPI

Paradoks

————————-

Nuk vrapoj pas reve,

që rrinë në një vend,

bëhem me krahë pas atyre që lëvizin,

e di që s’do t’i kap kurrë,

as nuk do t’i prek butësisht me pëllëmbë.

…

është çudi t’i duash retë,

por unë dua ato që ikin

e nuk më presin mua,

sepse gjithmonë

vetëm ato më lirojnë qiellin

pa u kthyer në shi.

/QendraPress/