Lushaku-Sadriu e LDK-së: Kurti dhe ministrat nuk e ka thënë

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk do ta mendonte se Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës.Sipas Lushtakut, Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Kushtetutës.“Kush do ta mendonte, që do të vijë dita që Qeveria e shtetit tonë nuk do ta shënonte Ditën e Kushtetutës së Kosovës?! Asnjë fjalë urimi Kryeministri Kurti; asnjë fjalë asnjëri nga ministrat. Qeveria nuk e konsideron të rëndësishme Ditën e Aktit më të lartë shtetëror në bazë të të cilit rregullohet shteti ynë. Kryeministri Kurti dhe asnjë nga ministrat nuk e ka thënë asnjë fjalë urimi sot, ngase ata janë të vetëdijshëm që e kanë SHKELUR në mënyrë flagrante këtë akt, ka shkruar Lushtaku-Sadriu.