Sot, filloi faza e parë e analizave për zhvillimin e turizmit malor me ekspertë nga Zvicra dhe ata vendës
Analizat e para për këtë lloj turizmi përfshijnë zonat e Zhupës deri në Brezovicë duke i paraparë edhe aktivitetet turistike malore të cilat zhvillohen nganjëherë edhe në mënyrë të pa organizuar, por, mbeten gjatë në mendje. Turizmi malor do të zhvillohet me të gjithë akterët relevantë, së bashku me sportistët dhe alpinistët e qytetit. Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e turizmit, të të gjitha natyrave, pasi, Kryeqyteti Historik ofron çdo gjë, për çdo kë.