Uji i kripur i detit, lista e përfitimeve shëndetësore

Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin.

Nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë.

Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit” dhe të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit pranë detit ose në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme. Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit.

Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur me ujë dhe produkte detare siç janë algat, kripërat, balta rënore, leshterikët e të tjerë për të eliminuar problemet me lëkurën.

Uji i detit pastron lëkurën

Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur.

Uji i detit forcon sistemin imunitar

Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det. Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak.

Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës

Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Uji i detit largon ankthin

Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar. Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale.

/GazetaSinjali/