Çaste poetike me poeten:Albulena LETAJ
I MALLKUAR
——————————–
Ti a ke kufij
A di të ngopesh ndonjëherë
Deri ku synon të shkosh
O i mallkuar kancer
Ti o përbindësh
Që pa mëshirë shkatërron
Etja jote e pashuar
Kur do të përfundon
Kujt ia ke mësy
Kush tani e ka radhën
Ti që pa u lodhur
Se ndalon kurrë vallen
Shkenca ka arritur
Deri në Hënë të shkojë
Për ty kur do të gjejë kurë
Egërsisht të t’shkatrrojë
Ah! Sikur të kisha forcë
Fuqishëm të të godas
Njëherë e përgjithmonë
O i mallkuar armik të të vras
AL/www.qendrapress.com/