E dëshpëruar nga ndarja me bashkëshortin, 32-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës

                     Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 32-vjeçarja kishte hipur në katin e katërt të një ndërtese, prej ku kishte tentuar të hidhet poshtë.Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta bindin viktimën të tërhiqet pas.Motivi që e shtyu gruan të bëjë këtë veprim, dyshohet të jetë fakti që ajo ndodhet në procedurë divorci me bashkëshortin e saj.Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.