Fryma poetike e së dilës e Majit me poetin;-Ramadan HAXHIAJ
Balli i nënës
———————————-
Balli i nënës si ara me brazda të mbjella
Me thinjat si bryma mëngjesit vjeshtor
Lotët ia vijëzonin faqet,si vadat në
Livadhe të Verdha
Nëna ime e dashur,nëna ime e madhe
Pasi bënte bukën gati,lante enët
Hynte në vegjë,thurte veshjet për dimër
Ia mbaj mend lëvizjet e duarve,të këmbëve
Në vegjë duke i numëruar penjtë
Ia lexoja mendimet,gëzimet,hallet,vuajtjet
Sa herë e thyer në lotin tim
E përthyer mes vegjës,magjes e oxhakut
Përherë në punë krenare
Nëna ime,zonjë shtëpie,nëna ime e madhe
Në kamje e s’kamje gjithnjë e buzëqeshur
Gjithnjë sytë i shkëlqenin
Nënës sime,i fal dashuri
Fytyra,fjalët,puna,respekti ndaj nënës
Përpara sysh më rrinë
Ti nënë,ishe dhe mbete libër i hapur
Edhe sot t’i lexoj mendimet,ta lexojë dashurinë
Ti nënë ishe lis i madh,rrenjët thellë në tokë të qëndrojnë
I mbështetur në ty,hija jote gjithnjë shpirtin ma freskon.
/www.qendrapress.com/