Fryma poetike e së dielës me poeten;-Teuta DHIMA
Thinjat e para
——————————
Si rreze hëne thinjat e para
shkëlqejnë mes flokëve këtu- atje
më kujtojnë ato vitet e mia
duket sikur thonë: -s’je më e re
Një rrudhë e thellë përmes ballit
iu bashkohet pa drojë këtë mëngjes
është shtegu i mendimeve të mia
që mes rrezesh drite më thërret.
Më thërret në udhën e jetës sime
me vete marr gjurmët e kohës,
çdo ditë e jetuar ka bukurinë e vet
thinjat, janë bekimet e moshës.
/www.qendrapress.com/