Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Linda FANA
Iluzion
——————————————
Nuk mërzitem nëse nga kjo botë ikë një ditë,
Iluzion dhe mashtruese më doli,
Shumë pak apo fare hiç ka kuptim kjo jetë
Fyerje, ofendime, egoizëm e tradhti më solli.
Pak apo fare hiç ka dashuri
Po të ekzistonte dashuria nuk do të kishim armiqësi
As xhelozi dhe egoizëm por vetëm miqësi.
Secili nga ne këtë e ka provuar
Sa të bësh vetëm mirë të gjithë të duan,
Kur në funksion nuk je, nuk je njeri i mirë
As dashurinë që ke afër nuk nuk do ti lëshoj sytë.
Shpejtë kërkon dashuri të re, e shumë fjalë të këqija i gjen për ty,
Po të ekzistoj dashuria
As pas ndarjes nuk bëhen fjalë
Jo vetëm në fillim kur nevoj kishte për djall.
Kur të behen vitet, gabimi të gjen çdo ditë
Thotë se dashurinë ti vet je duke e prishë.
Çfarë kuptimi ka kjo botë
Njeriu i mirë njolloset kot,
Nga xhelozi dhe i keqi që gropën do t’ia bëj
Çohet të vie në shtëpi me gojën melhem,
E me zemër të prishur
shtëpinë lëmsh ta bën,
Sa t’ia kthesh shpinën njerëzve tu ju flet,
Jo po, kështu do të ishte më mirë, se kjo nuk e di as vet,
Kur të ikën ai, të tjerët të drejtohen ty
Në Familjen tënde kshtu do të ishte më mirë.
Vetëm një e kam mësuar në këtë botë t’pa kuptim
Një dashuri të vërtet ka
por jo ndër njerëzinë.
Duhet kaluar periudha
mirë dhe keq me ta.
Po the një fjalë që s’duhet , ke ke për tu nda.
Sa ke me pas të mira te kqiat pa u ndalë
Por kjo do të bëj që të kuptosh, çdo gjë të përdalë.
Asgjë nuk është e jotja
Dhe e askujt s’ka për të qenë
Kjo bot iluzion do të mbetet për gjithë.
Një dashuri është, e mund të jetë e vërtetë
Vetëm ajo e Zotit që krijoi këtë jetë.
Ajo të përcjellë në çdo periudhë
Nga njerëzit e këqij do të heq duke u lut,
Ti do t’ia dalësh në gjithë vështirësitë
Ai të krijoi dhe lartë ka për të ngritë,
Deri sa të vie koha te ikësh një ditë.
15. 05. 23
Hannover
/www.qendrapress.com/