Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Valentina MRIJAJ
AJO
————————
Njëherë në vit
Flinte vetëm ca dite
Me burrin e saj
Mërgimtar
Ajo e fshehte lotin
Ndër qerpikë
E lodhjen saj pa kush
Në sy në shpinë
Në fjalë
Seç i qeshte aq bukur
Edhe rrudha në ballë
Nganjëherë
E flokët prej dëbore ndrinin
Si shpirti i bardhë
Ajo qumësht i ëmbël
Gjithmonë për fëmijët e saj
Ajo Heroina ime Nënë
/www.qendrapress.com/