Fryma poetike e së mërkurës nga poetja:-Fëllënza Zhuniqi SEJFULLAHU
DITËT E MIA
———————-
Ditët e mia tani
janë të mbushura me mungesën tënde
mungesë gjigante
që mbi horizont rri
dhe mbi qerpikët e mi të lagur
që i bëjnë fresk mallit për ty
Me petk te rëndë bojë hiri
malli im kraharorit lëngon
dhe pret ditën e takimit
veshur me dritë te bardhë
te ti për me ardhë
/www.qendrapress.com/