Kica-Xhelili: Po të mundja, do kthehesha në 2013-ën në dhomën ku u nënshkrua Asociacioni

                   Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se po të kishte mundësi, do ta zhbënte Asociacionin.“Me mujtë me hekë Asocacionin, e kisha hekë sot. Me pasë atë forcë, do ta kisha bërë”, ka theksuar ajo në T7, shkruan gazeta online Reporteri.net.E njëjta ka shtuar se, sipas saj, ka konfuzion mes nenit 7, ku kërkohet vet-menaxhimi për serbët, dhe nenit 10 të marrëveshjes, ku kërkohet Asociacioni.“Me pas atë fuqi retroaktive, isha kthy në vitin 2013 për ta parë çfarë ka ndodhur në atë dhomë. Po me thanë që në marrëveshjen e re, ka diferencim mes nenit 7 dhe nenit 10, si dikush që e analizon spektrin legal dhe jo veç juridik, mua më duket konfuzion”, tha ajo.“Neni 10 po thotë zbatoje Asociacionin se e ke marrë obligim si shtet. Neni 7, s’mundet me qenë më pak se Asociacioni. Mundësia e vetme pse kontratat e qesin edhe një nen shtesë, është kur duan me qitë diçka më shumë, jo më pak. Neni 10 është i qartë, neni 7 është konfuz”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.