Në Prizren mbahet debati me temë’’Java e e gruas 2023 debat mbi politika,’’

                          Sot, në mjediset e Kino Lumbardhi në Prizren, Instituti Kombëtar Demokratik organizoi debatin mbi politika më mbështetjen e USAID dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, NDI gjithashtu ka falënderuar për këtë debat edhe ambasadat e Kanadasë , dhe Kroacisë në Kosovë për mbështetjen . Debati është organizuar me temën barabarësia në ekonomi, e ku fjalën hyrëse e mbajti Ambasadorja Nancy Sodeberg, drejtore e NDI në Kosovë, E cila me këtë rast ka falënderuar të pranishmit dhe po kështu ka falënderuar kryetarin Totaj,sepse ai është edhe kryetar që ka ndihmuar shumë në këtë drejtim tha ajo. Derisa debatin e sotëm e përshëndeti edhe kryetari Shaqir Totaj , duke potencuar se roli i gruas në shoqëri është determinuesi parësor i një shoqërie demokratike, Kurse ai me këtë rast ka folur edhe për faktin se pavarësia ekonomike ka rëndësi të veçantë sa i përket zhvillimit të shoqërisë. Derisa lidhur me temën Barabarësia në qeverisje, për Barazia apo Barabarësia para të pranishmëve ka ligjëruar Visar Ymeri,drejtor ekzekutiv i institutit për politika sociale ‘’Musine Kokallari’’. I cili me këtë rast edhe solli shumë shembuj konkret si për barazi dhe për rolin e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes politikave gjithëpërfshirëse. Inserte Në këtë debat prezantuan edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit Kujtim Gashi,kryesuesja Antigona Bytyçi, drejtoresha të ekzekutivit të Prizrenit , deputete e kuvendare të komunës e po kështu kishte edhe përfaqësues nga komuna e Suharekës nga ajo e Rahovecit dhe nga Mamushës si dhe OJQ nga Prizreni,