Operacioni’’ Shigjeta’’,me rastin e 24 vjetorit organizoi manifestim përkujtimor duke ndër lëvdata për eprorët e shtetit shqiptar
Sot, në mjediset e Kino Lumëbardhit,janë përbashkuar të gjithë ata luftëtarë lirie që ishin pjesë e betejave më të lavdishme të UÇK-së në kuadër të operacionit më sublim të luftës operacionit ‘’Shigjeta’’:.Me këtë rast këtu u bënë bashkë edhe shumica e eprorëve të Shqipërisë që e ndihmuan këtë operacion duke ndihmuar edhe luftën e Kosovës, Sot në përkujtim të 24 vjetorit të këtij operacioni fillimisht këtë event e ka përshëndetur kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, duke përshëndetur së pari edhe pse në mungesë Gjeneral Kudisi Lame ai i cili atëbotë ishte një nga përkrahësit dhe ndihmësit më të mëdhenj të këtij operacioni..Ai veçoi faktin se ishte pikërisht UÇK-ja që bëri aleancën më të madhe të botës me NATO-në dhe operacioni Shigjeta mbetet vepra kulmore e luftës tha Totaj dhe kjo sihte fjala e tij: Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së!
I nderuar z. Fatmir Limaj!
I nderuar Gjeneral Bislim Zyrapi!
I nderuar Gjeneral Kudusi Lamaj!
Të nderuar ushtarakë nga Ushtria Shqiptare!
Të nderuar ushtarakë nga Ushtria e Kosovës dhe ju oficer dhe nënoficer të Policisë së Kosovës!
Të nderuar të pranishëm!
24 vite më parë, në orët e hershme të datës 26 Maj 1999, filloi operacioni i lavdishëm i koduar me emrin “Shigjeta”.
Ky operacion ishte i përgatitur në mënyrën më profesionale nga eprorët e lartë dhe në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, mijëra djem dhe vajza nga Diaspora – Evropa Perëndimore, Amerika e deri nga Australia e largët, iu përgjigjën këtij mobilizimi dhe udhëtuan drejt Shqipërisë dhe u vendosën në qendrat stërvitore të Ushtrisë Shqiptare duke u përgaditur e trajnuar në shkathtësitë ushtarake dhe nga aty morën pjesë në Operacionin “Shigjeta”.
Populli shqiptar i Kosovës i është mirënjohës dhe falenderues popullit dhe Shtetit Shqiptar i cili iu gjend pranë popullatës civile dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998 dhe 1999.
Ishin vullnetarët e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare, bashkë me ata të cilët vinin me uniforma dhe të organizuar nga Perëndimi dhe diaspora për lirinë e Kosovës, ata të cilët i dhanë kësaj ushtrie karakterin e një ushtrie gjithëkombëtare që luftonte për çlirim.
UÇK-ja ishte faktori i cili për herë të parë në Historinë tonë bëri të mundur një aleancë ushtarake me NATO-n, kundër barbarisë së regjimit të atëhershëmdhe për Çlirimin e Kosovës; NATO-ja ishte Aviacioni i UÇK-së, ndërsa UÇK-ja ishte këmbësoria e NATO-s.
Operacioni “Shigjeta” do t’i jep grushtin vendimtar forcave kriminele të regjimit të Millosheviçit.
Të gjithë djemtë dhe vajzat që u renditen në rradhët e UÇK-së dëgjuan thirrjen e historisë sepse Kosova nuk mund ta mbyllte shekullin e XX-të duke qenë e robëruar. Personalitete historike janë ata që veprojnë në përputhje me nevojat e historisë së kombit.
Rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij ishte kushtrimi drejtuar kombit se nuk ka vend për politikë por për luftë çlirimtare që na solli këtu ku jemi.
Rezistenca me çdo çmim, gjaku i derdhur do t’i bashkonte shqiptarët si asnjëherë më parë gjatë rrugëtimit të historisë së tyre, do ta bashkonte botën demokratike perëndimore që nuk mund ta duronte barbarinë tek dyert e saj.
Atdheu dhe Kombi janë mbi gjithçka, janë të pazëvendësueshëm.
Roli dhe rëndësia e UCK-së në historinë më të re të Kosovës janë tepër të veçanta dhe do të mbetet ndër pjesët më të ndritshme në historinë tone kombëtare.
Lavdi e përjetshme për dëshmorët dhe martirët e kombit
Të pranishmit me këtë rast i ka përshëndeti edhe Xhavit Jashari, kryetar i OVL në nivel vendi i cili duke folur për këtë operacion tha se ishte i madh gjeneral Bislim Zyrapi dhe eprorë tjerë që e organizuan dhe e bënë një luftë të paepur për liri,
Fatmir Limaj u prit me duartrokitje te shumta Mirëpo ai përmendi edhe ish krerët e UÇK-së të cilët tani padrejtësisht po mbahen në Hagë po ai tha se nuk forcë në botë që mund të fajësojë drejtësinë e luftës dhe pastërtinë e asaj lufte të UÇK-së, Pas kwsaj shefi i Bordit të operacionit Shigjeta Bislim Zyrapi Nexhmedin Kastrati, Fatmir Limaj dhe kryetari Totaj për disa dhjetëra ushtarak të Shqipërisë që morën pjesë në operacion Shigjeta dhe ndihmuan çlirimin e Kosovës u nderuam me mirënjohje duke filluar nga gjeneral Kudisi Lame ushtaraku Admir Gjana që ishin dhjetëra kolonel, nënkolonel kapiten, majorë shumë ushtarake të hirarkisë akademike. Inserte Pas kësaj pati një program kulturo më këngë atdhetarie në përkujtim të kësaj epopeje