Tribunali Special alias Dhomat Speciale për Serbin! –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës
Aleksandër Vuciq, numëron ditët e fundit në pushtet. Do të ketë fund të njëjtë si Millosheviçi. Liderët e opozitës në parlamentin e Serbisë tani veç se janë njoftuar për këtë dhe kan filluar përpjekjet e tyre për rrëzimin e Vuçiq nga pushteti. Ndaj ka rrezik që palët kundërshtare të vriten mesvete në trazirat e Veriut, për të krijuar pretekst të qëndrueshëm për implementimin e “zajednicës” e cila me “statutin e Beogradit”, do të jet “Republikë autonome serbe” dhe shpërqëndrimin e revoltave kundër regjimit fashist të Vuçiqit, përmes nacionalizmit shovinist, kundër shqiptarëve dhe për “Kosovën si tokë serbe”, e cila nëse sulmohet ushtarakisht nga Serbia, do bëhet varri i saj. Sa do e mbarsur situata me krime, nacionalizëm e urrejtje, serbet do ta “hanë” edhe Vuciqin, ashtu siç edhe Millosheviçin. Pra, Serbia ka hy në krizë dhe orteku i revoltave politike të mitingashve, do ta shemb regjimin e fundit shovinist, nacionalist e primitiv, me mendësi mesjetare. Prandaj Vuciqi i ka ditët e numëruara. Është në proces dhe pritet themelimi i Gjykatës Speciale për Serbinë dhe arrestimi i 189 ta dyshuarve serbë. Ndër ta pritet dhe arrestimi i Aleksandër Vuciq, ndaj të cilit rëndojnë 178 akuzat, edhe ajo më e rënda dhe fashizoide, dhënia e urdhrit “për një serbë të vrarë, të vriten 100 boshnjak”. Po ashtu, kjo gjykatë do vije si pasoj e përpjekjeve pro ruse të Vuciq, për destabilizim të Ballkanit dhe përkrahjen nën hije, të luftës ruse ndaj Ukrainës. Për dallim nga gjykata speciale për Kosovën e cila e ka periudhë hetimi dhe ngritjeje të akuzave vitet “1998-2000”, Gjykata për Serbin, do ta ketë periudhën nga viti, 1991-1999, ku do përfshihen krimet serbe në tërë Jugosllavin. Gjykata Speciale për Serbin që do krijohet në Evropë, kërkon vënien në veprim të diplomacisë së dy vendeve tona Kosovës e Shqipërisë, që e njëjta të formohet nga vet parlamenti i Serbisë, e jo nga OKB. Pra, një procedurë e njëjtë formale e themelimit si Dhomat Speciale në Hagë, për Kosovën. Ketë situatë të destabilizuar, Kosova jo vetëm s’do të duhet ta pranoj të afektoj sigurinë tonë, por duhet ta shfrytëzoj për përshpejtimin e përmbylljes së procesit politik të njohjes së ndërsjellë duke zbatuar marrëveshjet e arritura por edhe ti ratifikoj kufijtë ndërkombëtar me Serbin. Përndryshe Serbia po provon ta bartë konfliktin jo vetëm në Veri të vendit, por mund të ndërmerrën veprime provokativa, siç do të ishte vendosja e flamujve të Serbisë apo Federates ruse, në institucionet shtetrore të Kosovës, për të treguar prezencen e tyre kudo edhe në qendër të Prishtinës. Zhvillimet e kësaj natyre, jan alarmi me dritë të kuqe, që Kosova ta mbyll procesin e shkëputjes nga Serbia duke inicuar procesin e ratifikimit të kufirit me Serbinë./www.qendrapress.com/