Vazhdojnë punimet në rrethrrotullimin e ri dhe të trotuareve në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren

Po vazhdon me dinamikë të shtuar ndërtimi i rrethrrotullimit të ri dhe trotuareve në rrugën “Ekrem Rexha” (ish rruga Tirana), në afërsi të Urgjencës së qytetit në Prizren.Kryetari Shaqir Totaj ka thënë se pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative.“Punimet priten të përfundojnë para afatit të paraparë, marrë parasysh frekuentimin e madh të veturave në këtë rrugë. Pas përfundimit të këtij rreth rrotullimi do të ndërtohen rrugë alternative, që do t’i lidhin lagjet e kësaj zone dhe do ta lehtësojnë komunikacionin në Prizren”, ka bërë me dije Totaj.