Gjeneral Hisen Berisha dhe epror ushtarak nderojnë kryetarin e Kroacisë Franjo Tugjman.
Gjeneral Hisen Berisha,dhe deputet i Parlamentit të Kosovës si dhe anëtari Këshillit për Siguri, gjatë qëndrimit në Kroaci, bashkë me epror ushtarak nderojnë kryetarin e Kroacisë Franjo Tugjman, themeluesin Kroacisë së sotme si dhe një personalitet që ka vlerësuar larët angazhimin e dhe luftën e shqiptarëve për lirinë e Kroacisë. Gjenerali po qëndron në Kroaci i cili është i ftuar i posaçëm i Universitetit të Zagrebit që po organizon lidhur me rolin e NATO-së në stabiletetin e Evropës juglindore, e ku Kroacia ka një rol të rëndësishëm edhe strategjik, por edhe rëndësi objektive për shkak të ngjarjeve dhe lëvizjeve strategjikë që po ndodhin në këtë pjesë të Evropës. Gjenerali Berisha,po mbanë takime shumë të rëndësishme dhe me institucionet e Kroacisë, ku të gjitha këto takime i bënë fal angazhimeve që po bëjnë veprimtarët e dalluar dhe afaristët në Kroaci, atje ku vlerësohen lartë. Takime të rëndësishme gjeneral Berisha, po mbanë edhe me shoqata shqiptare që veprojnë atje./qendrapress.com/