Tre policët e liruar arrijnë në Kosovë

                    Tre policët patrollues kufitarë të cilët u rrëmbyen më 14 qershor nga forcat serbe, janë kthyer në Kosovë.Policët u liruan paradite. Avokati i caktuar i tyre, Gradimir Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.Presidentja Vjosa Osmani tha se lirimi i tre policëve nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia. “3 policët e Kosovës janë liruar, por kjo nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant agresioni ndaj Kosovës dhe shkeljen e Marrëveshjes Teknike Ushtarake me NATO-n”, shkroi Osmani në Twitter, duke i falënderuar partnerët dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Serbia po vazhdon me lojërat saj, pasi ndaj policëve është ngritur një aktakuzë.“Serbia vazhdon me lojërat e saj. Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se lirimi i tre policëve të kidnapuar nga Serbia është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës edhe pse sipas tij vendim “i vonuar”.“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë”, ka thënë Krasniqi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

LDK ka mirëpritur lajmin e lirimit të tre policëve.

Abdixhiku ka falenderuar ndërkombëtarët që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, e poashtu kanë shtuar presionin për lirimin e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se lirimi i tre policëve nuk konsiderohet si ngjarje e mbyllur dhe se as Kurti e as Vuciq nuk mund ti ikin përgjegjësive.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE