Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona AHMETI
LINDE BRIGJEVE TË JONIT
Linde brigjeve të Jonit
me agimet e para të Universit
nga thellësi e tij
linden edhe të tjerë popuj
rrënja ishe Ti!
grabitqarët e mbajtën fshehur
historinë tënde të virgjër
nga çdo kënd
të shikonin vrëngër
por, nuk t’u terratisën sytë as mendja
si një spektër drite
nepër mileniume
altarin e shpirtit zbrite
godite me bukurinë e hirshme
me rrënjët e lisave shekullor
e me dashurinë mijëvjeçare
përcolle nëpër breza ylberor
amanetin e shenjtë
të stërgjyshërve pëllazgë
jemi në tokën Amë
përgjatë udhëtimeve të mundimshme
u përplase me dallgë detesh
e me hapësira të errësuara qiejsh
por, të mbajti gjallë
fuqia e urtësisë, e dashurisë,
doket dhe arti yt i rrallë
fluturove me krahët e gjerë
mbi Arbëri dhe Dardani
kudo që frymonte Iliri
ligjerove testamentin e artë
jemi mozaik i një trungu të lashtë
popull Ilir
me besim në Diell!
/www.qendrapress,com/