Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Asllan MIFTARI
LETËR NËNËS ( letra e parë )
E dashur nënë ! – Ndjej që je mërzitur
Më thonë se, dhe përlotur rri tek dera
Ti mos u mërzit nënë e dashur
Do të vijë dhe per ne, e lule çelë pranvera !
Ti e vetme nuk je nënë
Përlotur, shumë nëna presin ngahera
E di nënë se për evladin e saj
Çdo nëne i dhemb e therë zemra !
E di se vetmuar je nënë
Vetmuar si gjithë nënat e botës
Iku rinia…., e gjitha nënë !
Ikën…! – Si satelitë që sillen, rreth e rrotull Tokës !
E dashur nënë ! – Ndjej mallin e përvëluar
Ndjej dhe lotin duke kulluar
Prek mërzitjen që të bren përmbrenda
Ndjej që dhe kur Zoti fle, ti rri e zgjuar !
Nënë ti tek dera mos rri menduar
As dhe përlotur tek dera mos më rri
Do vij së shpejti dita nënë
Të kthehem, e të ç’ mallemi unë e ti !
E dashur nënë ! – E pa udhë jeta në Dhe të huaj
Dhe bulevardet duken, si të ngushta shtigje
Llampadarët nuk e përzënë errësirën
Vetëm hëna kur lëshon, ndonjë rreze drite !
Vetmuar ecin njerëzia rrugëve nënë !
Dhe unë eci kuturu e fillikat
Nganjëherë dhe vetveten nuk e gjej
Sikur sëmundja kur të dergj, e të vë në shtrat !
Kot se ka bekuar Zoti tokën Mëmë
Malli të tretë si qiriun kur fryn era
Balta më ëmbël se mjalta, thotë Çajupi i madh
Atje dhe dimri ngroh, më shumë se këtu pranvera !
Së shpejti do të vij, e të ç’ mallemi nënë
Ti tek dera mos më rri e zgjuar
Kur të vij e të trokas portën, ti hape nënë
Gjurmën e kollën time, ti nuk e ke harruar !
Andaj ti mos u mërzit nënë e dashur
Shpejt do të kthehem në tokë të bekuar
Kur të trokas në portë, ti hape nënë
/www.qendrapress.com/