Quni për audio-incizimet e Kusari-Lilës: Rast për studim se deri ku ka arritur amoraliteti politik

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni. Quni, ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar në vazhdimësi që nuk kanë asnjë relacion me Listën Serbe, këto audio-incizime treguan të kundërtën. “Vetëvendosja janë përpjekur me e krijua një opinion dhe një bindje që ata nuk kanë asnjë relacion me Listën Srpska, apo me autoritetet serbe të komunitetit serb që dirigjohen nga Beogradi, dhe që kanë ndikim në pjesën veriore të Kosovës, por janë tani përgjimet që janë bërë publike, qytetarët e kanë kuptuar se edhe Vetëvendosja përkundër asaj që ka premtuar dhe ka krijuar bindjen se nuk kanë asnjë relacion do të thotë ata mbajnë kontakt. Do të thotë Shefja e GP të VV-së, zonja Kusari- Lila bashkëbisedon me autoritetet e Listës Srpska për të siguruar votat dhe