Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

DJENJAT SI GJETHE TË THARA NDIZEN

( variant final )

Shtëpinë e vjetër e ndan në dysh

një koridor i pafund

dhe dyer që shikohen në heshtje

Mua dhe ty na ndajnë

copëra rrugësh fushash e malesh

Në rrymime ajri e kujtimesh

befas hapet dhe dera e dhomës

po askush hyn

Ngritem e shikoj

sall hapësira e pashkelur na rri në mes

si një deti i trazuar dallgësh e dashurish

Një përfytyrim yti

valëve të padukshme shfaqet përplot vape

si vetë stina

Të paskajshmes hapësirë

buzët e tua më mungojnë

e unë i etur pres

Ndjenjat si gjethe të thara stinësh ndizen

motive që treten në pakthim

Ajo ëndërr jete

nuk më shqitet prej mendjes

përderisa nuk mbulohet nga dheu

/www.qendrapress.com/