Fryma poetike e së dielës me poetin;-Shaip ADEMAJ

Mall pranvere!

—————————

Dhe ky shpirt i sfilitur
I zvenitur duket sot
Mall pranvere i mërzitur
As me ajr nuk ngopem dot!

Se kjo stinë sa herë që vie
Mall e vajë më sjelle kujtime
Borë me thinja n’kokë më bie
Mbushin plotë, jetën time!

Është një lule, aguliçe
Nuk ka er por ka shumë ngjyra
Kakuretin pse s’ma hiqe
Nuk të shihet aspak fytyra!

Lule vjollcë e lule bora
Ngrehin kokën me nxitim
Para teje më zgjatet dora
Mall pranvere në mërgim! /www.qendrapress.com