Prizren/Digjitalizimi i shërbimeve, mërgimtarët nuk humbin kohë për dokumente

                   Bashkatdhetarët që jetojnë në vendet e perëndimit kanë nisur të vijnë në atdhe për pushimet e verës. Por mes tjerash, ata marrin dhe shumë shërbime me dokumente në komunën e Prizrenit. Ata janë të kënaqur me shërbimet dhe pohojnë se aty nuk po kanë vonesa.Shpejt dhe lehtë thonë se po kryejnë punë në komunë edhe qytetarë të tjerë që jetojnë në Prizren.Funksionimi i shërbimeve online ka bërë që në drejtorinë e administratës të mos krijohen radhë të pritjes.

“Ne si drejtori e administratës, por edhe si komunë, jemi të përgatitur për pritjen e tyre. Në vitin e kaluar kemi punuar edhe gjatë ditëve të shtune. Jemi duke e analizuar punën se a do të punojmë gjatë vikendeve apo jo, pasi shërbimet online janë rritur dhe nuk është fluksi i viteve të kaluara. Mirëpo, në koordinim me stafin të gjithë jemi përgatitur dhe besoj që javën e ardhshme do të vendosim”, ka thënë Edin Shehu, drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit.Ai gjithashtu i tha RTK-së se në qendrën për një ndalesë, janë kryer mbi 180 mijë shërbime.Ajo që vlen të theksohet është se janë mbi 90 mijë shërbime të gjendjes civile që janë kryer në periudhën janar – qershor 2023.rtk